×
  • Lajme
  • Botë

    Pronari rrah shuplaka punëtorët, edhe një femër në mesin e tyre: Pse s’çoheni në këmbë kur hy unë |VIDEO

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 18:12

    Pronari i një biznesi në Stamboll nuk e ka duruar faktin se punonjësit e tij nuk u ngritën në këmbë kur ai hyri aty duke u acaruar jashtë mase.


    Madje, ai i ka qëlluar me shpullë punonjësit duke u kërkuar llogari se përse nuk u ngritën në këmbë në momentin kur panë se ai kishte hyrë në ambientet e biznesit

    Përveç tjerash, më së shumti ka goditur një punëtore grua, e cila duket se i reagon sulmit të parë me shuplakë. Pavarësisht se kolegu mundohet të mbrojë punëtoren grua, pronari vazhdon ta godas atë, dhe në fund e kap për flokësh dhe e nxjerr jashtë objektit.

    Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale duke shkaktuar mjaft debate në publik për mënyrën se si sillen pronarët e bizneseve në Turqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!