×
  • Lajme
  • Botë

    Psikologët nuk kanë shpjegim: Vrasësi më i ri serik në histori, me vetëm 8 vjet mbolli frikë dhe vdekje

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 9:34

    Ky vrasës i ri ishte një nga ata, krimet e të cilëve janë kaq tronditëse sa duket sikur janë pjesë e një filmi horror.


    Lajmet e krimeve të tmerrshme të vrasësit më të ri serik në botë, tetë-vjeçarit Amardip Sada, në vitin 2007, bënë bujë nëpër botë. Me vrasjet kishte filluar një vit më parë para se të kapej nga policia.  Viktimat e tij ishin kryesisht fëmijë nga një fshat lokal dhe mes tyre ishte edhe motra e tij tetë muajsh.  Edhe pse nuk është e qartë se pse ai po sulmonte fëmijët, arsyeja mbase është për shkak se mund të kenë qenë objektiva të lehta, sepse ata nuk mund të mbronin veten dhe se ishin shumë të vegjël, transmeton Reporteri.net.

    Amardip lindi në  vitin 1998 në Begusaray të Indisë. Në vitin 2006 vrau një të afërm i cili ishte vetëm gjashtë muajsh, dhe shumë shpejt pas kësaj, motrën e tij tetë muajshe. Më pas, ai vrau përsëri, një vit më vonë një vajzë gjashtë muajshe të një fqinji. Askush nuk e raportoi atë, dhe është e vështirë të kuptohet pse familja  i fshehu krimet e tij. Ndërsa policia e mori në pyetje, dukej se ai nuk i kuptonte seriozisht akuzat. Kur u pyetën përse  kishte vrarë tre fëmijë, ai kërkoi një biskotë.

    Familja u përpoq të fshihte krimet e tij duke mos i thënë se kishte bërë diçka të gabuar. Kur vendasit filluan ta pyesnin, ai me krenari fliste për atë që po bënte. Ai madje i ndihmoi të gjejnë një nga trupat e viktimave. Krimet i përshkroi në detaje: “Ishte duke fjetur, e tërhoqa pak më tej, e vrava dhe e varrosa”, ishte rrëfimi tij për vrasjen e fundit.

    Policia zbuloi se fjalët e tij ishin të vërteta kur ata gjetën trupin e vajzës gjashtë muajshe në varrin e cekët që ai u tregoi atyre. Rasti tërhoqi vëmendjen e mediave dhe psikologëve, dhe njëri prej tyre, Samsad Hussein, tha se djaloshi sipas të gjitha gjasave është sadist që kënaqet duke u shkaktuar plagët të tjerëve. Sipas një psikologu tjetër, ai nuk e di dallimin midis të mirës dhe të keqes. Besohet se problemi i tij mund të shërohet me sukses. Në SHBA, një fëmijë që kryen krime veçanërisht të tmerrshme mund të gjykohet si i rritur. Në Indi, ka rregulla të ndryshme që i kanë mundësuar atij të shmangë çdo pasojë ligjore.

    Dënimi më i ashpër që mund të merrte ishte tre vjet në shtëpinë korrektuese. Asnjë informacion mbi gjendjen dhe gjykimin e tij nuk u bë publik. Disa mendojnë se iu caktuan tri vjet në një institucion psikiatrik. Me sa duket ai tani ka ndryshuar edhe emrin./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!