×
  • Lajme
  • Botë

    Publikohen pamjet e personit që dogji veten para Shtëpisë së Bardhë

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 15:12

    Një burrë i ka vënë flakën vetës përballë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Pas plagëve të marra ai ka vdekur sot në spitalin ku po trajtohej.


    Pamje shqetësuese kanë dalë në mediat amerikane ku duket një njeri që i vë vetes flakën dhe ecën me qetësi në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa policia u përpoq të zgjidhte situatën.

    Njeriu, i cili ende nuk është identifikuar, i vuri vetes flakën të mërkurën në parkun e Ellipse në qendër të Uashington D.C.

    Videoja e incidentit tregoi njeriun duke ecur qetësisht nëpër Ellipse pranë Uashington Mall, një zonë e njohur me turistët, me flakë që mbulonin trupin e tij.

    Disa sekonda më vonë, stafi i Shërbimit Sekret amerikan mund të shihej në drejtim të tij me një zjarrfikës për të shuar flakën.

    Ai i ishte më pak se një milje nga Shtëpia e Bardhë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!