×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Putin kërkon Schroeder si ndërmjetës

    Reporteri
    11 Maj 2026 | 14:30

    Rusia kërkon si ndërmjetës në negociatat Bruksel-Moskë për fundin e luftës në Ukrainë, ish kancelarin gjerman Gerhard Schröder. Për Bashkimin Europian nuk mundet që Putini të përcaktojë negociatorët ndërsa konfirmuan se emri i propozuar, është i papranueshëm.

    Ekspertë të politikës së jashtme nga radhët e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë kanë bërë thirrje për një vlerësim serioz të propozimit të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili sugjeron që ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder të luajë rolin e ndërmjetësit në negociatat për Ukrainën.

    Sipas zyrtarëve gjerman, Evropa nuk duhet të përjashtohet nga procesi negociues, duke nënvizuar rëndësinë e përfaqësimit të saj në tryezë.

    Megjithatë, reagimet nga Bashkimi Evropian kanë qenë kritike.

    Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e hodhi poshtë këtë ide, duke theksuar se nuk është e pranueshme që Rusia të përcaktojë përfaqësuesin e Evropës në negociata.

    Sipas Kallas, lidhjet e mëparshme të Schröder-it me kompani shtetërore ruse krijojnë konflikt interesi, duke e bëree atë një figurë të papërshtatshme për një rol të tillë ndërmjetësimi.

    “Së pari, nëse i japim Rusisë të drejtën të emërojë një negociator në emrin tonë, kjo nuk do të ishte shumë e mençur. Dhe së dyti, mendoj se Gerhard Schroeder ka qenë një lobist i nivelit të lartë për kompanitë shtetërore ruse. Pra, është e qartë pse Putini dëshiron që ai të jetë personi i duhur, në mënyrë që në fakt, ai të ulet në të dyja anët e tryezës”, tha Kallas.

    Ndërkohë, qeveria gjermane ka reaguar me skepticizëm ndaj propozimit, duke theksuar se një test i parë i seriozitetit nga ana e Rusisë do të ishte zgjatja e armëpushimit.

    Sipas një artikulli nga France 24, Schroeder kurrë nuk e ka dënuar publikisht pushtimin e Ukrainës.

    Ai më parë ka mbajtur role kyçe në projektet ruse të energjisë, duke përfshirë punën në tubacionet e gazit Nord Stream dhe një vend në bordin e firmës ruse të naftës Rosneft, të cilën e hoqi dorë në vitin 2022.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!