Sipas rezultateve të para nga zgjedhjet parlamentare në Spanjë, Partia Socialiste e kryeministrit aktual, Pedro Sanchez ka korrur fitore dhe pritet që në koalicion me partitë e tjera përsëri të jetë në krye të Qeverisë së Spanjës.
Është lajm i mirë për Kosovën, pasi që në momentin kur socialistët janë vendosur në krye të qeverisë spanjolle ka pasur lëvizje të vogla pozitive sa i përket çështjes së njohjes së shtetit të Kosovës.
Këto lëvizje shumë të vogla kanë dhënë sinjale pozitive në krahasim me udhëheqjen e kaluar nga të djathtët e Partido Popular apo (Partia Popullore) dhe Mariano Rajoy.
Këta të fundit ishin ndër përfaqësuesit shtetëror që vazhdonin të mos-pajtoheshin që Spanja të njoh pavarësinë e Kosovës.