Një aeroplan i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar sot në Maqedoni, në lokalitetin e malit “Koka e Selanikut” në malet e Jakupicës.

Sipas njoftimeve të para, me këtë aeroplan po udhëtonte një familje, e cila ka humbur jetën nga fatkeqësia fatale. Bëhet fjalë për një cift bashkëshortësh me dy fëmijë.

eroplani ka qenë me regjistrim gjerman dhe po udhëtonte nga Ohri drejt Sofjes.

Reklamë

Mbetjet e tij janë gjetur në malet e Jakupicës, ndërsa MPB pritet të dal me detaje. Aeroplani është aksidentuar si pasojë e motit të keq dhe turbulencave.