Rusia njoftoi sot, 7 shtator, se do të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme të Gjermanisë në Shën Petersburg, në kundërpërgjigje të vendimit të Berlinit për të mbyllur konsullatën ruse në Bon dhe një qendër kulturore ruse në Berlin.
Gjermania mori këto masa pasi akuzoi Moskën për një përpjekje për të kryer një sulm me dron në aeroportin e Lajpcig/Halle. Rusia i ka cilësuar këto akuza si një trillim absurd. Ministria e Jashtme ruse tha në një deklaratë se konsullata gjermane në Shën Petersburg duhet të ndërpresë aktivitetin jo më vonë se më 18 shtator.
Rusia konfirmoi gjithashtu se qendrat kulturore të Goethe-Institut në Rusi duhet të ndërpresin aktivitetet e tyre dhe se stafi i tyre duhet të largohet nga vendi jo më vonë se 13 shtatori.
“Ishin autoritetet gjermane ato që, edhe një herë, provokuan një raund të ri përshkallëzimi në marrëdhëniet dypalëshe. Qeveria gjermane mban përgjegjësi të plotë dhe tërësore për pasojat”, deklaroi Ministria e Jashtme ruse.