×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Sa është i pasur Sekretari amerikan i Luftës?

    Reporteri
    01 Tetor 2026 | 18:53

    Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, ka deklaruar të paktën 3.1 milionë dollarë në asete, përfshirë para të gatshme, investime pensionale dhe Bitcoin, sipas deklaratës së tij financiare vjetore për vitin 2025.

    Dokumenti i dorëzuar në Zyrën e Etikës Qeveritare tregon se Hegseth kishte më shumë se 1 milion dollarë në një llogari bankare.

    Në total, ai deklaroi tri llogari bankare, ndërsa vlera e Bitcoin-it të mbajtur në një portofol në Coinbase vlerësohet mes rreth 16 mijë dhe 65 mijë dollarësh.

    Deklarata tregon gjithashtu se Hegseth dhe bashkëshortja e tij kishin së bashku pesë llogari pensionale, me asete të vlerësuara në një interval prej rreth 2.05 deri në 4.35 milionë dollarë, shkruan cnbc.

    Gjatë vitit 2025, Hegseth shiti aksione të disa kompanive, përfshirë kontraktorë të mbrojtjes si Lockheed Martin dhe Northrop Grumman.

    Ai shiti gjithashtu aksione të Apple dhe Amazon, ndërsa më pas familja investoi në fonde të diversifikuara të tregtueshme në bursë.

    Dokumentet financiare nuk tregojnë shifra të sakta për shumicën e aseteve, por përdorin intervale vlerash. Për këtë arsye, deklarata nuk mund të përcaktojë me saktësi nëse pasuria e Hegseth është rritur apo zvogëluar gjatë një viti.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by CoinMarketCap (@coinmarketcap)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!