×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    SHBA pret përgjigjen e Iranit për paqen

    Reporteri
    08 Maj 2026 | 23:50

    Washingtoni pret shumë shpejt një përgjigje nga Irani lidhur me propozimin e fundit për ti dhënë fund luftës pavarësisht shkëmbimit të zjarrit gjatë ditës së sotme.

    Në 48 orët e fundit forcat amerikane dhe iraniane u përplasen në Ngushticën e Hormuzit dhe përreth saj, si dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u përballen me sulme të reja në përshkallëzimin më të madh që nga shpallja e armëpushimit.

    Mediat iraniane kanë raportuar se situata ishte qetësuar, por zyrtarët kanë paralajmëruar përleshje të tjera nëse amerikanët përpiqen të hyjnë përsëri në Gjirin Persik dhe të shkaktojnë probleme për anijet iraniane.

    Ushtria amerikane tha se goditi dy anije të lidhura me Iranin që përpiqeshin të hynin në një port iranian, me një avion luftarak amerikan që goditi oxhaqet e tyre dhe i detyroi ato të ktheheshin prapa.

    Presidenti Donald Trump tha armëpushimi po zbatohet pavarësisht përshkallëzimeve.

    Ai gjithashtu ka kërcënuar me shkatërrim Iranin nëse nuk arrihet një marrëveshje.

    “Kur të mos ketë më armëpushim, nuk do të keni pse të njoftoheni. Thjesht do ta shihni vetë një shndritje të madhe që do të vijë nga Irani”, tha Trump.

    Ndërkohë, propozimi i fundit amerikan për të cilin Irani ende nuk ka vendosur, pritet të zhvillohet në tre faza: përfundimi zyrtar i luftës, zgjidhja e krizës në Ngushticën e Hormuzit dhe nisja e një dritareje 30-ditore për negociata mbi një marrëveshje më të gjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!