×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    ShBA pret sot përgjigje nga Irani lidhur me propozimin për t’i dhënë fund luftës

    Reporteri
    08 Maj 2026 | 15:24

    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin sot një përgjigje nga Irani lidhur me propozimin për t’i dhënë fund luftës, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net. 

    Duke folur me gazetarët në Ambasadën Amerikane në Romë, Rubio tha se po presin një përgjigje prej tyre, duke thënë se shpreson që përgjigja të çojë në nje proces serioz negociatash.

    “Duhet të mësojmë diçka sot. Dua të them, ne po presim një përgjigje prej tyre. Do të shohim çfarë përfshin ajo përgjigje. Shpresa është që kjo të na çojë në një proces serioz negociatash”, ka deklaruar Rubio, duke shtuar se ShBA ka parë raportime gjatë natës se Irani po përpiqet të vendosë njëfarë kontrolli mbi trafikun në Ngushticën e Hormuzit.

    Ai tha se kjo do të ishte e papranueshme.

    “Dhe bota duhet të fillojë ta pyesë veten se çfarë është e gatshme të bëjë nëse Irani përpiqet të normalizojë kontrollin mbi një rrugë ujore ndërkombëtare. Mendoj se kjo është e papranueshme. Megjithatë, ne presim një përgjigje prej tyre sot në një moment të caktuar. Ende nuk e kemi marrë atë”, ka përfunduar Rubio./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!