Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se deri më tani 51 anije janë devijuar nga rruga si pjesë e bllokadës ndaj porteve iraniane.
Në muajin prill, forcat amerikane njoftuan se do të ndalonin ose kthenin mbrapsht anijet që udhëtonin drejt ose nga bregdeti i Iranit, me synimin për të kufizuar aftësinë e regjimit për të gjeneruar të ardhura nga eksportet e naftës.
Kjo është një operacion i ndarë nga “Project Freedom”, misioni ushtarak amerikan për të “udhëhequr” anijet e bllokuara jashtë Ngushticës së Hormuzit, i shpallur nga Trump të dielën.
/CNN/