Pronari i një kompanie të pasurive të patundshme i ka dhënë punonjësve të tij një bonus prej 10 milion dollarësh për Krishtlindje.
198 të punësuarit në St. John Properties, një kompani e pasurive të patundshme me seli në Maryland, morën pjesë në festën e tyre vjetore të pushimeve.
Papritur secilit punëtor iu dha nga një zarf të kuq, transmeton oranews.
Kryetari i kompanisë Edward St. John u shpreh para të gjithëve së ky është një bonus prej 10 milion dollarësh dhe se të gjithë e meritonin atë për shkak të përkushtimit të tyre në punë.
Punëtorët ishin të habitur kur zbuluan se ata do të shkonin në shtëpi me 50,000 dollarë.




