Policia në Britani ka arrestuar katër persona nën dyshimin se shfaqen pamje në muret e Kështjellës së Windsorit, përmes projektorit, ku Presidenti amerikan, Donald Trump, shihet me Jeffrey Epstein, që ishte dënuar për pedofili, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.
Pamjet u shfaqën të martën në mbrëmje, kur Trump mbërriti në Londër, për vizitën e dytë shtetërore.
“Ne e marrim çdo aktivitet të paautorizuar rreth Kështjellës së Windsorit jashtëzakonisht seriozisht”, tha në një deklaratë Shefja e Policisë, Felicity Parker.
Kështjella e Windsorit është vendi ku Mbreti Charles do të presë presidentin dhe zonjën e parë, Melania Trump.
Më herët gjatë këtij muaji, një panel kongresional amerikan publikoi një libër urimesh për ditëlindje të përgatitur për Epstein në vitin 2003, ku një prej hyrjeve mbante një firmë që i ngjante firmës së Donald Trump. Presidenti amerikan—i cili nuk akuzohet për ndonjë shkelje ligjore në lidhje me rastin e Epstein—ka mohuar që ai ta ketë shkruar atë hyrje./Reporteri.net