Një person u vra dhe të paktën 17 mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik që ndodhi në jug-perëndim të Francës.
Sipas mediave lokale, drejtuesi i një autobusi privat humbi kontrollin e mjetit në rajonin Hauts-de-Seine.
Shoferi u ndalua nga autoritetet dhe u mor në pyetje. Ai iu nënshtrua testeve toksikologjike që rezultuan të ishin negative.
Zjarrfikësit dhe ambulancat shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Të plagosurit u transportuan në spital.
Po hetohet për shkaqet e aksidentit fatal.