Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se përhapja e Ebola-s në Republikën Demokratike të Kongos nuk është ende një emergjencë globale shëndetësore.


Ky shpërthim i Ebola-s është i dyti më i madhi në histori – duke infektuar 1,206 njerëz dhe duke vrarë 764. Gjithashtu nuk po tregon asnjë shenjë se do të përfundojë së shpejti.

Reklamë

Përpjekjet nga punonjësit shëndetësorë janë penguar nga konflikti dhe sulmet e rebelëve.

Ekspertët kanë paralajmëruar se do të jetë “shumë e vështirë për ta kontrolluar përhapjen e virusit”.

Shpërthimi filloi në gusht 2018 dhe vazhdon të mbetet brenda dy provincave në Republiken Demokratike të Kongos – Kivu Veriore dhe Ituri.

Megjithatë, OBSH ka paralajmëruar një “rritje të numrit të incidenteve të sigurisë”, duke e bërë të vështirë monitorimin e përhapjes së virusit, vaksinimit e njerërzve dhye kontaktiit e personave që ishin në kontakt me njerëzir e prekut nga Ebola.

Rastet janë rritur në javët e fundit dhe OBSH thotë se rreziku i përhapjes së virusit në vendet fqinje është “shumë i lartë”. Megjithatë, nga kjo organizatë është thënë se rreziku i përhapjes së virusit në nivel global është i ulë.

Reklamë