Vullkani Popocatépetl i Meksikës shpërtheu të enjten me një shfaqje dramatike të lavës dhe një reje të hirit e shkëmbinjve që arritën deri në 3.000 metra në qiell, shkruan Reporteri.net.
Askush nuk u lëndua. Popocatépetl është një vullkan aktiv, 70 km në jug-lindje të kryeqytetit, Mexico City.
Emri i tij do të thotë “mali i tymosur” në gjuhën indogjene Náhuatl.
Ai llogaritet si një nga vullkanët më të medhenj në Meksikë.