Protestuesit në Indi lirojnë të ndaluarit nga furgoni i policisë në lëvizje.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë protestave në Indi, ku demonstruesit kanë arritur të lirojnë disa persona të ndaluar drejtpërdrejt nga një furgon policie që ishte në lëvizje.
Sipas raportimeve, njëri prej protestuesve ka arritur të hapë në fshehtësi bravën e derës së automjetit të policisë dhe ka liruar të ndaluarit.
Zyrtarët policorë e kanë kuptuar situatën vetëm pasi personat kishin arritur të largoheshin.
Protesters in India freed detained people directly from a police van while it was moving
One of the demonstrators secretly opened the lock on the police vehicle door and released the detainees. Officers only noticed what had happened after the people had already escaped.… pic.twitter.com/Rgh3aS1wHs
— NEXTA (@nexta_tv) July 24, 2026
Protestat në Indi po vazhdojnë prej më shumë se një muaji dhe lidhen me akuzat për korrupsion në sistemin arsimor.
Lëvizja është bërë e njohur si “Partia e Popullit të Buburrecave”, pasi një zyrtar qeveritar i kishte quajtur protestuesit “buburreca”.
Pakënaqësitë nisën pas një rrjedhjeje masive të përgjigjeve të një provimi kombëtar pranues. Për shkak të skandalit, autoritetet anuluan rezultatet e më shumë se 2 milionë kandidatëve.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Arsimit, rishikimin e sistemit të provimeve dhe ndëshkimin e personave përgjegjës për skandalin. /Telegrafi/