×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    “Skllave pune” nga Korea e Veriut mbërrijnë në Rusi, ndërsa Kim Jong-Un përgatit 50 mijë ushtarë për luftën e Putinit

    Reporteri
    10 Gusht 2026 | 15:43

    Sipas një raportimi të gazetes britanike The Sun, grupe me gra verikoreane po dërgohen në Rusi për të punuar në linja montimi, kuzhina e ferma nën kontroll të rreptë, ndërsa inteligjenca ukrainase alarmon për stërvitjen e dhjetëra mijëra trupave ushtarake të Pyongyang-ut.

    Përmes një raporti të publikuar nga The Sun, bëhet e ditur se punëtore me uniforma dhe këmisha të bardha nga Korea e Veriut kanë kaluar territorin rus për t’u angazhuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së luftës, përcjell Reporteri.net.

    Ato shpërndahen në grupe prej 40 personash dhe paguhen fiktivisht rreth £4.36 në orë (rreth 5 euro), por një pjesë e madhe e të mefshmeve u konfiskohet nga shteti verikorean. Gratë mbahen plotësisht të izoluara, pa të drejtë lëvizjeje të lirë, pasi dokumentet e tyre konfiskohen dhe ato mbikëqyren vazhdimisht nga vëzhgues burra nga Pyongyang-u — rrethanë kjo që ka nxitur akuzat për trajtim si “skllave pune”.

    Stërvitja e 50 mijë ushtarëve dhe njësia e raketave balistike

    Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Vladimir Putin po rekruton midis 30,000 dhe 50,000 burra nga Korea e Veriut për t’iu bashkuar luftimeve kundër Ukrainës. Pamjet e publikuara tregojnë trupat e Kim Jong-Un duke kryer stërvitje ushtarake brenda Rusisë për operacione sulmuese.

    Agjencia e Inteligjencës Ushtarake e Ukrainës (GUR) bën me dije se një e njësi prej 90 ushtarësh verikoreanë, e pajisur me 120 raketa balistike dhe gjashtë lëshues, tashmë është vendosur në rajonin e Voronezh-it në Rusi. Inteligjenca ukrainase dyshon se më 30 korrik, një raketë balistike e prodhuar në Korenë e Veriut vrau nëntë anëtarë të së njëjtës familje (përfshirë shtatë fëmijë) në Radushne, afër Kryvyi Rih.

    Viktimat dhe fitimet e regjimit të Pyongyang-ut

    Inteligjenca e Koresë së Jugut vlerëson se Pyongyang-u ka fituar pothuajse 10 miliardë paund nga dërgimi i mëparshëm i trupave dhe forca e punës në Rusi.

    Që nga fillimi i pushtimit, Kim Jong-Un ka dërguar mijëra punëtorë për të zëvendësuar rusët e vrarë ose të plagosur në front. Sidoqoftë, vlerësohet se midis 2,000 dhe 3,000 ushtarë verikoreanë kanë humbur jetën gjatë luftimeve, kryesisht në rajonin e Kursk-ut.

    Raporti nga Global Rights Compliance ka theksuar se i gjithë ky sistem i punës së detyruar funksionon nën një regjim të rreptë “kontrolli, abuzimi dhe shtrëngimi”, ndërsa kushtet e jetesës për punëtorët përfshijnë orare deri në 16 orë në ditë, pa ditë pushimi dhe fjetje në kapanone të mbushura me insekte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!