×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Spanja i jep fund ‘gjendjes së jashtëzakonshme’ për zjarret

    Reporteri
    30 Korrik 2026 | 15:51

    Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka njoftuar këtë të enjte përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare që ishte shpallur për shkak të zjarreve masive që përfshinë rajonet e Avilës dhe Madridit.

    Duke folur nga Posta e Komandës së Avancuar në Avila, Sanchez bëri të ditur se niveli i emergjencës është ulur në nivelin operacional 2, pasi situata në zonat e prekura është stabilizuar.

    Kreu i qeverisë spanjolle vlerësoi punën e strukturave të emergjencës, duke deklaruar se reagimi ndaj zjarreve që prekën zona të gjera të vendit ka qenë “arsyeshëm i suksesshëm dhe efektiv”.

    Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se puna në terren vijon.

    Ekipet e zjarrfikësve dhe të emergjencave po vazhdojnë operacionet për të shmangur riaktivizimin e vatrave në Avila dhe Madrid, si edhe në provincën e Toledos, ku një tjetër zjarr është vënë nën kontroll.

    Autoritetet mbeten në gatishmëri, pasi Spanja pritet të përballet në ditët në vijim me një valë të re të të nxehtit, e cila mund të rrisë sërish rrezikun për përhapjen e zjarreve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!