Stambolli goditet nga një tërmet 5,8 ballësh, njofton Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD).
Sipas mediave turke, në orën 13.59 në qendër të Detit Marmara Silivri ishte një tërmet me magnitudë 5.8.
Deri tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar apo dëme materiale.
Kujtojmë që ditë më parë edhe Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballësh.
Fatmirësisht nuk kishte viktima në njerëz, ndërsa u lënduan disa persona dhe disa ndërtesa u dëmtuan.