Një bombardues B-1 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arritur në bazën britanike RAF Fairford, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer po i lejon Shtetet e Bashkuara të përdorin bazat ushtarake britanike për të kryer sulme që ai i quan “mbrojtëse” ndaj bazave raketore iraniane.

Megjithatë, ai ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar nuk do të marrë pjesë drejtpërdrejt në sulme “ofensive”.

Reklamë

Starmer nuk lejoi përdorimin e bazave britanike për valën e parë të sulmeve amerikane ndaj Iranit.

Trump nuk e fshehu pakënaqësinë e tij ndaj këtij vendimi./Reporteri.net

Trump për Starmer: Ky nuk është Winston Churchill

 

Reklamë