Qindra mijëra lakuriq, kanë pushtuar qytetin e Inghamit në Queensland të Australisë.


Banorët e kësaj zone kanë kërkuar nga këshilli që të ndërmarrë masa për këtë ngjarje, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Ata ankohen se lakuriqët kanë shkaktuar kaos dhe kanë bërë që qyteti të jetë i zhurmshëm, i papastër dhe me erë shumë të rëndë.

Reklamë

Sidoqoftë, lakuriqët janë të mbrojtura me ligj dhe nuk mund të ndërmirren masa që t’i ndalojnë ata.

Autoritetet lokale kanë thënë se do përpiqen që t’i bindin lakuriqët që të kthehen në habitatin e tyre.

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes:

/Reporteri/