Një sulm rus në Zaporizhia ka vrarë të paktën tre persona dhe plagosur dy të tjerë. Sipas autoriteteve, forcat ruse përdorën të paktën 10 bomba ajrore në sulmin ndaj qytetit me rreth 700,000 banorë.

Raportohet se janë dëmtuar dhjetëra apartamente dhe shtëpi private.

Ndërkohë, forcat ajrore të Ukrainës thanë se rrëzuan 132 dronë të lëshuar nga Rusia gjatë natës, ndërsa u regjistruan goditjet e nëntë dronëve në shtatë lokacione.

Reklamë