Në Romë janë shfaqur murale ku tallen me Papa Françesku pasi ky kishte reaguar aaswhpër ndaj një gruaje dhe e kishte goditur atë kur ajo e kishte tërhequr me forcë në muajin dhjetor


Papa në mural është pikturuar me pantallona të verdhë dhe me shpatë si personazhi ‘Nusja’ në filmin e ‘Kill Bill’ nga Quentin Tarantino.

Në një rrugë në Romë Papa Francesku është pikturuar së bashku me Bruce Lee.
Këto murale u shfaqën menjëherë pas incidentit me gruan për të cilën ai kërkoi falje por në rrjetet sociale ai atëherë ishte tallur duke u quajtur ‘Papa Bruce Lee’.

Reklamë

Policia megjithatë, e kishte identifikuar autorin e muralit, e kishte arrestuar dhe ato vizatime ishin hequr menjëherë. Ky artist rrugësh Harrygreb, i cili e kishte pranuar se ishte autori i muraleve, kishte thënë se kishte dashur të zbuste kritikat ndaj papës pas incidentit, shkruajn mediat itlaiane.

Papa Françesku për dallim prej incidentit të mërkurën reagoi më butë kur një murgeshë e luti për një puthje- ia me humor pranoi me kusht, nëse ajo nuk e kafshon.