×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Të shtëna me armë në një shkollë në Tajlandë, vriten tre mësimdhënës dhe tre nxënës

    Reporteri
    07 Gusht 2026 | 8:26

    Mësimdhënës dhe fëmijë janë vrarë pasi një nxënës hapi zjarr në një shkollë të mesme në Tajlandë të premten në mëngjes, në një nga të shtënat më fatale në shkolla në këtë shtet gjatë viteve të fundit. Të paktën gjashtë persona kanë vdekur, tre prej tyre nxënës dhe tre mësues, tha zëdhënësi i policisë, Gjeneral-Ltog Trairong Phiwphan, duke shtuar se më shumë se një duzinë personash të tjerë janë plagosur.

    Të shtënat ndodhën në shkollën Debsirin Nonthaburi, një shkollë e mesme e njohur me rreth 3,000 nxënës, e vendosur në një autostradë me shumë trafik në rrethin Bang Kruai të provincës Nonthaburi, në veri të Bangkokut.

    Përderisa raportet e hershme kishin cituar policinë të thoshte se autori i dyshuar kishte vdekur, Trairong ka konfirmuar se ai mbetet në gjendje kritike dhe mjekët po i ofrojnë trajtim urgjent.

    Të paktën 15 persona janë të plagosur, me dy prej tyre në gjendje kritike, tha Trairong.

    Buroja Qendrore e Hetimit e Tajlandës i tha CNN-it se “situata tani është nën kontroll.”

    Një foto e siguruar për CNN nga një zyrtar i policisë në Bangkok tregon një pistoletë dhe fishekë të shumtë të shpërndarë në dysheme brenda shkollës.

    Besohet se arma e zjarrit i përkiste një pjesëtari të familjes së të dyshuarit, por policia nuk ka përcaktuar ende se si ai arriti të kishte qasje te arma, tha zëdhënësi i policisë Trairong.

    Ai kishte jetuar me të afërm të rritur dhe jo me prindërit e tij, shtoi ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!