Të paktën tre persona u plagosën nga të shtënat me armë që ndodhën të mërkurën në mëngjes në një zyrë të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) të SHBA-së në Dallas, konfirmoi Drejtori në detyrë i ICE-së, Todd Lyons, raporton CNN .
Lyons deklaroi se informacionet fillestare tregojnë për një sulm të mundshëm me snajper. “Informacionet paraprake tregojnë për një sulm të mundshëm me snajper,” tha ai. “Kemi tre persona që janë prekur aktualisht. Nuk jemi të sigurt për gjendjen e tyre. Ata janë dërguar në spital.”
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, njoftoi se i dyshuari për sulmin vdiq nga një plagë me armë zjarri e shkaktuar vetë. Nuk ka ende detaje se kush u qëllua dhe nëse viktimat ishin punonjës të ICE-së.
This us SICK!
A WHITE MALE (again) has reportedly opened fire at immigrants at an ice facility in Dallas, Texas.
We certainly have a problem in this country. A disgusting problem. pic.twitter.com/AEqrQzd0p7
— Brian Krassenstein (@krassenstein) September 24, 2025
Çfarë është ICE?
ICE (Zbatimi i Ligjit për Imigracionin dhe Doganat) është një agjenci federale amerikane brenda Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Një nga komponentët e saj kryesorë është ERO (Zbatimi i Ligjit dhe Operacionet e Largimit), e cila merret me identifikimin, arrestimin, ndalimin dhe deportimin e personave.
ICE shpesh punon me agjenci të tjera aleate (si FBI, Marshallët e SHBA-së, DEA dhe të tjera) në operacione të koordinuara që synojnë luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe eliminimin e të huajve të paligjshëm.
Gjithashtu, në deklaratat e fundit publike, ICE ka theksuar se po bën arrestime “të të këqijve” – emigrantë me dënime penale, autorë të krimeve të dhunshme, trafikantë droge dhe kriminelë të lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore.
Që nga rikthimi i Donald Trump në pushtet, agjencia është përballur me kritika për akuzat për forcë të tepërt dhe abuzime ndaj emigrantëve, si dhe për polemika ligjore dhe politike që rrethojnë operacionet e saj.