×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Të shtëna në Zvicër, një i vrarë dhe pesë të plagosur, policia në kërkim të autorit

    Reporteri
    30 Gusht 2026 | 9:30

    Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi të shtëna me armë u raportuan gjatë natës në veri të Zvicrës, bëri të ditur policia lokale, raporton BBC.

    Policia Kantonale e Aargaut njoftoi se ka nisur një operacion për kapjen e autorit, i cili ende nuk është identifikuar.

    “Kërkimi për autorin e panjohur është duke u zhvilluar”, deklaroi policia, duke shtuar se motivi i mundshëm dhe rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

    Sipas autoriteteve, të shtënat ndodhën pranë një piste garash me kuaj në Schachen, Aarau, rreth 46 kilometra në perëndim të Cyrihut.

    Mediat lokale raportojnë se në zonë po zhvillohej një event muzikor/rave, i cili kishte vazhduar deri në orët e para të mëngjesit të së dielës.

    Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi incidentin, ndërsa vijon kërkimi për personin përgjegjës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!