Mijëra qytetarë protestuan të shtunën në qytetet kryesore të Italisë kundër rritjes së kostos së jetesës, qeverisë së Giorgia Melonit dhe luftërave në Lindjen e Mesme.

Protestat ishin kryesisht paqësore, por në Romë, Firence, Bolonjë dhe Torino u regjistruan tensione dhe përplasje me policinë.

Në Romë, një grup protestuesish hyri në Koloseum, ndërsa në Bolonjë policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji.

Reklamë

Për garantimin e sigurisë, qeveria angazhoi policë dhe ushtarë, ndërsa në Milano u dislokuan 500 ushtarë.

Sipas autoriteteve, nëntë persona u arrestuan, 87 u raportuan dhe 371 të tjerë u shoqëruan në polici për verifikime.

Kryeministrja Giorgia Meloni vlerësoi operacionin e sigurisë, duke theksuar se e drejta për të protestuar duhet të garantohet, por edhe siguria e qytetarëve duhet të mbrohet. /Telegrafi/