×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump: Anijet kanë filluar të lëvizin nga Ngushtica e Hormuzit, shumë prej tyre të ngarkuara me naftë

    Reporteri
    15 Qershor 2026 | 16:39

    Presidenti amerikan, Donald Trump për mes një postimi në Truth Social njoftoi se anijet po fillojnë të lëvizin nga Ngushtica e Hormuzit, korridori kryesor i transportit detar që Irani e ka bllokuar në mënyrë efektive që nga fillimi i luftës.

    Trumo shkruan se shumë nga anijet ishin të ngarkuara me naftë gjatë lëvizjes së tyre, duke pretenduar se korridori detar Avenuja Jugore është absolutisht i sigurt dhe pa asnjë problem.

    “Ka edhe zona të tjera tranziti,” vuri në dukje ai.

    Në një postim të mëvonshëm, presidenti amerikan shtoi se SHBA-të po regjistrojnë shumë më tepër tranzit anijesh nëpër Ngushticën e Hormuzit sesa tregojnë të dhënat e monitorimit komercial.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!