×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump arrin në Pekin

    Reporteri
    13 Maj 2026 | 14:25
    Foto: Reuters

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Pekin.

    Gjatë vizitës së tij dyditore, Trump do të zhvillojë bisedime të rëndësishme me presidentin kinez, Xi Jinping.

    Tarifat, konkurrenca në teknologji, lufta me Iranin dhe Tajvani janë në agjendën e dy superfuqive.

    Trump, i cili ishte presidenti i fundit amerikan që vizitoi Kinën në vitin 2017, rikthehet në një Kinë më të fuqishme dhe më këmbëngulëse, e cila synon ta paraqesë veten si një fuqi globale stabile, shkruan BBC.

    Kjo vizitë fillimisht ishte planifikuar për muajin mars, por u shty për shkak të luftës me Iranin./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!