×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump kërcënon sërish se do t’i hedhë në erë urat dhe termocentralet e Iranit

    Reporteri
    28 Korrik 2026 | 15:34

    Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi sërish se do të shkatërrojë urat dhe termocentralet e Iranit, pavarësisht përpjekjeve për të rifilluar bisedimet diplomatike.

    “Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, atëherë do të kthehem dhe do ta përfundoj punën. Por atyre do t’u duhet një kohë shumë e gjatë për t’i rindërtuar. Tashmë do t’u duhen shumë vite që t’i rindërtojnë,” tha Trump në një intervistë telefonike për emisionin “Fox & Friends” të Fox News.

    “Dhe nëse kthehem për ta përfunduar punën, siç do të donin disa njerëz, me urat… shumë lehtë, mund t’ua shkatërroj shumicën e urave në më pak se një orë, në më pak se një orë,” shtoi ai.

    Trump tha se mund të godasë edhe termocentralet.

    “Gjëja më e vështirë për t’u ndërtuar është një termocentral. Gjëja që kërkon më shumë kohë për t’u ndërtuar është një urë,” tha ai.

    Trump theksoi se do të shmangte sulmet ndaj impianteve të desalinizimit të ujit.

    Dhe kë do të dëmtoja aty? Do të dëmtoja njerëzit. Prandaj nuk synoj ta bëj këtë,” u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!