×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump: Marrëveshja me Iranin do të publikohet pas të premtes, dokument shumë i fuqishëm

    Reporteri
    15 Qershor 2026 | 19:37

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se teksti i memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të bëhet publik, me shumë gjasa pas ceremonisë zyrtare të nënshkrimit që është planifikuar për të premten, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

    Ai është pyetur se kur do të publikohej marrëveshja gjatë një takimi dypalësh me presidentin francez Emmanuel Macron.

    “Ky është një dokument shumë i fuqishëm dhe unë dua që të publikohet. Kështu që, ndoshta shumë shpejt. Do të thosha pas së premtes”, ka deklaruar Trump.

    Ministri i Jashtëm i Pakistanit tha se ceremonia zyrtare e nënshkrimit të marrëveshjes do të zhvillohet në qytetin e Gjenevës. Trump ndodhet në Evropë këtë të hënë për samitin e G7./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!