Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se disa aleatë të SHBA-së në Lindjen e Mesme janë të gatshëm të ndërhyjnë ushtarakisht në Gaza për të “shkatërruar Hamasin” nëse ky i fundit shkel marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara, shkruan Reporteri.net.

Ai përmes një postimi të bërë në “Truth Social” tha se ka kërkuar nga vendet aleate dhe Izraeli të presin ende, duke theksuar se ekziston shpresë për zgjidhje paqësore.

Trump falënderoi gjithashtu Indonezinë dhe udhëheqësin e saj për mbështetjen ndaj Lindjes së Mesme dhe SHBA-së.

Reklamë

Postimi në Truth Social:

Shumë nga ALEATËT TANË TË MËDHENJ TANI në Lindjen e Mesme, dhe në zonat përreth saj, më kanë informuar qartë, fuqishëm dhe me entuziazëm të madh se do ta mirëprisnin mundësinë, me kërkesën time, që të hynin në Gaza me forca të mëdha ushtarake dhe ta “vënë në vijë Hamasin”, nëse Hamasi vazhdon të sillet keq, duke shkelur marrëveshjen që kanë me ne.

Dashuria dhe fryma për Lindjen e Mesme nuk është parë në këtë mënyrë prej një mijë vjetësh! Është diçka e bukur për t’u parë!

U thashë këtyre vendeve, dhe Izraelit: “JO ENDE!” Ende ka shpresë që Hamasi do të bëjë atë që është e drejtë. Nëse nuk e bën, fundi i Hamasit do të jetë I SHPEJTË, I FURISHËM dhe I PAMëSHIRSHËM!

Dua t’i falënderoj të gjitha ato vende që telefonuan për të ndihmuar.

Reklamë

Gjithashtu, dua të falënderoj vendin e madh dhe të fuqishëm të Indonezisë, dhe udhëheqësin e saj të mrekullueshëm, për gjithë ndihmën që i kanë treguar dhe dhënë Lindjes së Mesme dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

/Reporteri.net/