×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump paralajmëron se “bombardimet do të nisin sërish” nëse Irani s’pranon marrëveshjen

    Reporteri
    06 Maj 2026 | 16:04

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ri ndaj Iranit, duke thënë se nëse nuk arrihet marrëveshje, “bombardimet do të rifillojnë” dhe do të jenë në “një nivel dhe intensitet më të lartë se më parë”.

    “Nëse supozojmë se Irani pranon atë që është rënë dakord – gjë që ndoshta është një supozim i madh – atëherë ‘Epic Fury’, që tashmë është bërë legjendare, do të përfundojë, dhe bllokada shumë efektive do të lejojë që Ngushtica e Hormuzit të hapet për të gjithë, përfshirë Iranin. Nëse nuk bien dakord, bombardimet do të fillojnë dhe, fatkeqësisht, do të jenë në një nivel dhe intensitet shumë më të lartë se më parë,” shkroi Trump në një postim në Truth Social të mërkurën në mëngjes.

    Presidenti la të hapur mundësinë e një marrëveshjeje, e cila sipas tij do t’i jepte fund operacionit ushtarak amerikan kundër Iranit, por shtoi se arritja e saj mund të jetë “një supozim i madh”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!