Presidenti Donald Trump ka reaguar menjëherë pas sulmit të rëndë në një shkollë katolike në Minneapolis, ku dy persona humbën jetën dhe mbi 20 të tjerë u plagosën.
Trump njoftoi se agjentët e FBI-së janë aktualisht në vendin e ngjarjes dhe theksoi se reagimi ndaj incidentit ka qenë i shpejtë dhe i koordinuar.
Një dëshmitar okular përshkroi momentet e tmerrshme që ndoqën sulmin me armë zjarri, duke treguar për SkyNews se ka dëgjuar rreth 30 deri në 50 të shtëna. Ai tha se zërat e armëve ishin sporadikë dhe ngjanin me ato të një pushke.
“U trondita shumë. Të shtënat ndodhën në mënyrë të shpërndarë dhe ishin të forta,” rrëfeu dëshmitari.
Nga ana tjetër, një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së konfirmoi se në shkollën katolike “Anunciation” në Minneapolis dy persona humbën jetën gjatë sulmit, ndërsa autori dyshohet se është vrarë gjatë ngjarjes.
“Skenë lufte” në Minneapolis, breshëri plumbash mbi kalimtarët