×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump shfaq imazhin e Venezuelës si shteti i 51-të amerikan

    Reporteri
    02 Gusht 2026 | 17:25

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ripostuar një imazh në Truth Social ku Venezuela shfaqet si shteti i 51-të i SHBA-së.

    Postimi tregon një hartë të veriut të Amerikës së Jugut, ku territori i Venezuelës është shënuar me ngjyrat e flamurit amerikan.

    Sipër hartës është shkruar “Shteti i 51-të”.

    Njoftimi vjen muaj pasi Trump tashmë kishte sugjeruar publikisht se Venezuela mund të bëhej pjesë e SHBA-së.

    Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që ai ka publikuar harta të tilla.

    Trump ka publikuar më parë imazhe të modifikuara të lidhura me ambiciet territoriale të SHBA-së.

    Në janar, ai ndau një fotografi në të cilën Venezuela, Grenlanda dhe Kanadaja ishin të mbuluara me flamurin amerikan.

    Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, ai ka folur vazhdimisht për aneksimin e Groenlandës dhe për Kanadanë si një shtet të mundshëm federal të 51-të.

    Megjithatë, Venezuela është një rast më i ndjeshëm sesa një deklaratë e thjeshtë.

    SHBA-të ndërhynë drejtpërdrejt në Venezuelë këtë vit dhe Nicolás Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores u arrestuan në fillim të janarit dhe u transferuan në SHBA, ku presin gjyqin.

    Delcy Rodríguez u betua më pas si presidente e përkohshme e Venezuelës dhe Uashingtoni është përfshirë në mënyrë aktive në negociatat politike për një qeveri të re. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!