Presidenti amerikan, Donald Trump, u tha gazetarëve të hënën se ai ka “planin më të mirë ndonjëherë” për t’i dhënë fund luftës me Iranin, duke e quajtur sërish një kundërpropozim iranian si “thjesht të papranueshëm”, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.
“Unë kam një plan — e dini, është një plan shumë i thjeshtë, nuk e kuptoj pse nuk e thoni troç: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.
Trump kritikoi ofertën më të fundit të Iranit, duke thënë se çdo marrëveshje mes dy vendeve do të kërkonte që Irani të zotohej se do të ndalonte ndjekjen e një programi bërthamor.
“E dini, në luftë duhet të ndryshosh, duhet të jesh fleksibël. Ke shumë plane, por duhet të përdorësh plane të ndryshme në ditë të ndryshme”, tha Trump.
“Por unë kam një plan të shkëlqyer — dhe plani është që ata të mos kenë armë bërthamore. Dhe ata nuk e thanë këtë në letrën e tyre”, ka deklaruar Trump/Reporteri.net