Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar sot se zëvendëspresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe të tjerë po udhëheqin negociatat me Iranin për t’i dhënë fund luftës, duke shprehur optimizëm se një marrëveshje është pranë, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.
“Ne jemi në negociata tani. Ata po e bëjnë këtë, së bashku me Marcon, JD, me një numër njerëzish që po merren me këtë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.
“Dhe pala tjetër, mund t’ju them se do të donte të bënte një marrëveshje — dhe kush nuk do të donte? Nëse do të ishit ju në vendin e tyre, shikoni, marina e tyre ka mbaruar, forcat ajrore kanë mbaruar, komunikimet janë shkatërruar — ky është problemi më i madh.”
I pyetur pse ndryshoi qëndrim pasi u kishte thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të premten senuk dëshironte të bënte një armëpushim, presidenti tha se “fakti që ata po flasin me ne dhe po flasin me arsye.”
Sipas Trump, Irani është pajtuar që të mos ketë kurrë armë bërthamore.
“Dhe mbani mend, gjithçka fillon me faktin që ata nuk mund të kenë një armë bërthamore, ashtu siç thashë dje…Nuk dua të flas paraprakisht, por ata kanë rënë dakord se nuk do të kenë kurrë një armë bërthamore”, ka deklaruar Trump.
Irani ndërkohë ka mohuar çdo bisedim me SHBA’në./Reporteri.net
Çfarë dihet për “bisedimet” mes ShBA’së dhe Iranit