Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO është një “tigër prej letre”, shkruan Reporteri.net.
Ai ka kritikuar vendet anëtare të aleancës që nuk u bashkuan në përpjekjet për zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit, duke i quajtur “frikacakë” si dhe duke shtuar se do ta mbajnë mend këtë refuzim të tyre.
Sipas Trump, lufta në Iran është e fituar ushtarakisht.
“Pa SHBA-në, NATO është një “tigër letre”! Ata nuk donin të bashkoheshin në luftën për të ndaluar një Iran me energji bërthamore. Tani që kjo luftë është FITUAR USHTARAKISHT, me shumë pak rrezik për ta, ata ankohen për çmimet e larta të naftës që janë të detyruar të paguajnë, por nuk duan të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, një manovër ushtarake e thjeshtë që është arsyeja kryesore për çmimet e larta të naftës. Kaq e lehtë për t’u bërë nga ata, me shumë pak rrezik. FRIKACAKË dhe ne do ta MBAJMË MEND!”, ka shkruar Trump, në llogarinë e tij në “Truth Social”./Reporteri.net