×
  • Lajme
  • Botë

    U vonua dy minuta në aeroport: Personi i vetëm që i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit në Etiopi

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 13:23

    Greku Antonis Mavropulos u vonua vetëm dy minuta për të zënë fluturimin Adis Abeba-Nairobi, gjë që ishte mrekulli kur bëhet fjalë për  jetën e tij sepse ai aeroplan u rrëzua vetëm 6 minuta pas ngritjes. Të 157 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit mbetën të vdekur.


    Megjithëse ishte i shqetësuar për vonesën e punëtorët në aeroport nuk e lanë të nisej, ai sot ndihet njeri më fatlum në botë, transmeton Reporteri.net

    Mavropulos është kryetar i organizatës jofitimprurëse “International Solid Vaste Association” dhe pritej të merrte pjesë në Programin vjetor të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara.

    “Isha i zemëruar sepse askush nuk donte të më ndihmonte  të hyja në aeroplan në atë kohë. Unë pashë njerëz të hyjnë në tunel dhe bërtita më lejoni të hyj … Tani jam i lumtur që jam gjallë”, shkroi ai në llogarinë e tij personale në Facebook.

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10218365926315077&set=a.10203865189485719&type=3

    Ndërkohë që policia po e merrte në pyetje se pse u vonua për fluturim, ai mori vesh lajmin tragjik.

    Antonis më pas u përpoq të shmangte pyetjet sepse ai nuk donte të humbiste fluturimin tjetër, por policia i tha se duhej ta “falënderojë perëndinë për vonesën” sepse ai është i vetmi udhëtar që pagoi biletën dhe i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit.

    Pas këtij informacioni ai kontrolloi në internet nëse lajmi ishte i vërtetë dhe menjëherë thirri familjen për t’iu treguar atyre se është gjallë

    “Kjo ishte dita ime me fat,” shkroi ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!