SHBA-të kanë konfirmuar se ushtria amerikane nuk do të përfshihet direkt në çarmatimin e Hamasit. Sipas Donald Trump, SHBA-të kanë ndihmuar në mënyra të tjera që ky konflikt të mbyllet.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë nevojë të përfshijnë drejtpërdrejt ushtrinë e tyre në çarmatimin e Hamasit. Komentet erdhën gjatë një takimi në Zyrën Ovale, ku Trump foli për procesin e kthimit të pengjeve dhe për zhvillimet e fundit në Gaza.
“Nuk do të kemi nevojë për ushtrinë amerikane. Jemi tashmë të përfshirë në mënyra të tjera. Po të mos ishim ne, nuk do të kishte paqe. Ndihmuam Izraelin të shkatërrojë kapacitetin bërthamor të Iranit dhe madje ndihmuam duke rrëzuar mijëra dronë që po sulmonin Izraelin”, tha Trump.
Trump shtoi se Izraeli, me mbështetjen amerikane, ka vrarë rreth 70 mijë militantë të Hamasit dhe se, sipas tij, është koha për të mbyllur konfliktin.
“Ata kanë rënë dakord të dorëzojnë armët”, shtoi më tej presidenti republikan.
Ndërkohë, sipas marrëveshjes, dy vendet në konflikt duhet të rikthenin të gjitha pengjet e gjalla dhe të vdekur. Deri më tani, Hamasi ka dorëzuar 10 trupa, njëri prej të cilëve përmbante një që nuk ishte një peng izraelit, duke lënë ende në Gaza 19 pengje të tjera.
Grupi Hamas tha në një deklaratë se është i përkushtuar ndaj marrëveshjes, por ka kthyer vetëm trupat që ka mundur deri më tani. Sipas tyre, nevojiten pajisje të specializuara dhe kohë për të nxjerrë të tjerët nga rrënojat në Gaza.
Këshilltarët e lartë amerikanë që po ndjekin zbatimin e planit 20-pikësh thanë se SHBA-të nuk besojnë se Hamas ka shkelur armëpushimin, duke rikuperuar vetëm disa nga trupat e mbetur.