Ih-presidenti i Zimbabwes, Robert Mugabe ka vdekur sot në moshën 95 vjeçare.
Mugabe ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të rëndë me të cilën kishte luftuar për një kohë të gjatë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar në Twitter edhe presidenti aktual i Zimbabwes, Emmerson Dambuzdo, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
“Është lajmi më i vështirë qe po e jap” , ka shkruar Dambuzdo.
Mugabe kishte qenë presidenti i parë i Zimbabwes pas pavarësisë.
Robert Mugabe kishte lindur më 21 shkurt të vitit 1924 në Rhodesia.