Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raporton se katër persona janë vrarë nga forcat izraelite në lagjen lindore Shejaiya të Gazës.
Ajo citon një burim mjekësor të ketë thënë se ata u vranë “kur dronët izraelitë hapën zjarr ndaj banorëve që po inspektonin shtëpitë e tyre.”
Në një deklaratë në Telegram, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thotë se “janë identifikuar disa persona të dyshuar që kishin kaluar “Vijën e Verdhë” dhe iu afruan forcave të IDF-së që po vepronin në pjesën veriore të Rripit të Gazës, gjë që përbën shkelje të marrëveshjes.”
“Janë bërë përpjekje për t’i zmbrapsur të dyshuarit. Ata nuk iu përgjigjën dhe vazhduan t’u afroheshin forcave, prandaj forcat hapën zjarr për të eliminuar kërcënimin,” shtohet në deklaratë.
Një zëdhënës i Hamasit e quajti të shtënat “shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.”
Për kontekst: Vija e Verdhë është zona ku trupat izraelite janë tërhequr sipas planit të armëpushimit të Trump-it.
/Reporteri.net/