Presidenti i SHBA, Donald Trump tha të enjten se forcat amerikane kanë vrarë udhëheqësin e Al-Kaedës, Qassim al-Rimi në Gadishullin Arabik në një operacion në Jemen.


Al-Rimi mori përsipër përgjegjësinë për të shtënat vdekjeprurëse të vitit të kaluar në Stacionin Ajror Detar të SHBA Pensacola në Florida, ku tre marinarë amerikanë u vranë.

“Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë popullin amerikan duke gjurmuar dhe eliminuar terroristët që kërkojnë të na bëjnë dëm,” ka shkruar Trump.

Reklamë

Ndërsa Trump konfirmoi raportet se al-Rimi ishte vrarë, ai nuk tha kur u krye operacioni amerikan ose nuk ofronte ndonjë detaj rreth asaj se si u krye.

Ndërkaq Al-Kaeda nuk e ka konfirmuar ende vdekjen e tij.