Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se delegacioni i Ukrainës, i udhëhequr nga sekretari i këshillit të sigurisë, Rustem Umerov, është në rrugë drejt Shteteve të Bashkuara për bisedimet e paqes.

“Detyra është e qartë: të përpunohen shpejt dhe në mënyrë thelbësore hapat e nevojshëm për t’i dhënë fund luftës”.

“Ukraina vazhdon të punojë me Shtetet e Bashkuara në mënyrën më konstruktive të mundshme dhe ne presim që rezultatet e takimeve në Gjenevë tani të përcaktohen në Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.

Reklamë

Rusia, Ukraina, SHBA-të dhe Evropa kanë diskutuar kushtet e një propozimi të ri paqeje gjatë gjithë javës, me një delegacion amerikan që pritet të mbërrijë në Moskë javën e ardhshme.