Aeroplani ukrainas që u rrëzua jo larg Teheranit menjëherë pas ngritjes u godit nga një raketë ruse, njoftuan sot zyrtarët e Pentagonit.
Avioni me 176 udhëtarë, që të gjithë të vdekur u godit nga një raketë ruse e shkrepur nga një sistem i mbrojtjes ajrore Tor-M1, konfirmuan zyrtarët për Newsweek, transmeton Reporteri.net.
Dy zyrtarë thanë se aeroplani ka të ngjarë të jetë qëlluar gabimisht pasi Irani lëshoi raketa në dy bazat amerikane në Irak natën e së mërkurës.
Zyrtarët e qeverisë amerikane nuk kanë lëshuar ende një deklaratë që konfirmon pretendimet. /Reporteri.net