Memorandumi i plotë i Mirëkuptimit i rënë dakord ndërmjet SHBA-së dhe Iranit do të publikohet për publikun, ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i administratës amerikane, raporton CNN.

Sipas zyrtarit, detajet e marrëveshjes do të bëhen publike brenda 24 deri në 48 orët e ardhshme, përcjell Reporteri.net.

“Memorandumi i Mirëkuptimit do të publikohet”, ka deklaruar zyrtari që i referohet CNN.

Reklamë

“Një nga parimet tona këtu është që duam të kemi transparencë të plotë për këtë çështje.”

Megjithëse administrata e Trumpit ka zbuluar disa detaje rreth planit, teksti i plotë nuk është bërë ende publik, edhe pse të dyja palët e nënshkruan atë të dielën./Reporteri.net