Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për “spastrim etnik të Kosovës”.
Nga kjo ministri, i kanë dënuar deklartatat e tilla duke theksuar se janë të papranueshme.
“Ato janë krejtësisht të papranueshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme. Në një kohë kur vendet në mbarë Ballkanin Perëndimor janë të përqendruara në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, të qëndrueshme dhe multietnike, deklarata të tilla synojnë të rihapin ndarjet e vjetra dhe të nxisin tensione. Udhëheqësit politikë me përgjegjësi duhet ta refuzojnë këtë gjuhë qartë dhe pa asnjë ekuivok”, ka thënë nga Britania e Madhe.
Edhe Bashkimi Evropian ditën e djeshme reagoi përmes zëdhënëses së Komisionit Evropian, Anita Hipper, e cila ka thënë se në Evropë nuk ka vend për retorikë që justifikon ose promovon spastrimin etnik.
Për deklaratën reagoi edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili theksoi se ajo nuk përfaqëson politikën e presidencës apo të Qeverisë së Serbisë.
“Politika jonë bazohet në dialog, kompromis, paqe dhe stabilitet, e kurrë në spastrim etnik. Ky është qëndrimi ynë dhe duhet të jetë krejtësisht i qartë”, deklaroi Vuçiq.
Gjatë ditës së sotme, me një reagim ka dalë edhe veë Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviq, e cila ka kërkuar falje ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, Qeverisë së Serbisë dhe kryeministrit Gjuro Macut, duke pretenduar se deklarata e saj për “spastrimin etnik të Kosovës” u nxor nga konteksti. /Reporteri.net/