×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Burri i Presidentes e quan “akt të rrallë guximi” dorëheqjen e Haxhi Avdylit

    Reporteri
    09 Mars 2026 | 15:52

    Bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, e ka përshëndetur dorëhehqjen e deputetit Haxhi Avdyli nga Partia Guxo. 

    Ai ka thënë se ky është një akt i rrallë integriteti dhe guximi politik.

    “Kjo dorëheqje e Dr. Haxhiut, deputet në disa mandate, është një akt i rrallë integriteti dhe GUXIMI politik në një kohë kur debati publik po helmohet nga linçimi, shpifjet dhe madje thirrjet për “pushkatim” të Presidentes. Kur politika bie në këtë nivel, heshtja nuk është neutralitet, por bashkëfajësi. Demokracia nuk mbrohet me linçime, kërcënime, thirrje për dhunë dhe dehumanizim të kundërshtarit; ajo mbrohet nga ata që kanë guximin të thonë MJAFT MË kur kalohet çdo kufi i njerëzores dhe i politikës.”, ka shkruar ai.

    Ai tha se askush nuk duhet të heshtë përballë gjuhës së dhunës.

    “Në një Kosovë të lirë, askush nuk duhet të heshtë përballë gjuhës së dhunës. Sot është Presidentja; nesër mund të jetë kushdo tjetër cak i thirrjeve për “pushkatim” dhe i këtij dehumanizimi të rrezikshëm.”, tha ai.

    Postimit Sadriu i ka bashkëngjitur edhe njoftimin e Avdylit për dorëheqje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!