×
  • Lajme
  • Lajme

    Bytyqi që serbët ia vranë tre vëllezërit: I kërkova drejtësi Vuçiqit, ai më kërcënoi

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 17:20

    Komitetin për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan është duke u dëshmuar për krimet serbe në Kosovë. Fjalim para kongresistëve amerikanë pak çaste më parë mbajti edhe viktima e dhunës seksuale në Kosovë Vasfije-Krasniqi Goodman  si dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.


    Para kongresistëve amerikanë ka dëshmuar edhe Ilir Bytyqi i cili në luftë kishte humbur tre vëllezërit Yllin, Agronin dhe Mehmet Bytyqin, shkruan Reporteri.net.

    Bytyqi ka thënë se trupat e vëllezërve të tyre që u vranë derisa ishin nisur për luftë u gjetën në Serbi me duar të lidhura e vrima në kokë.

    “Vëllezërit e mi u vranë derisa po shkonin që të luftonin. Trupat e tyre u gjetën në Serbi me duar të lidhura dhe me vrima në kokë. U vranë vetëm pse ishin shqiptarë”, ka thënë Ilir Bytyqi.

    Ai po ashtu ka shtuar se qe 20 vite është në kërkim të drejtësisë për vëllezërit e tij, por sipas tij për këtë krim akoma askush nuk është dënuar.

    Bytyçi po ashtu ka thënë se në vitin 2015 ishte takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për ti kërkuar drejtësi për vëllezërit mirëpo ai e kishte kërcënuar.

    “Unë kam takuar më 2015 Vuçiqin për ti kërkuar drejtësi për vëllezërit e mi, dhe ai e ka kërcënuar familjen time” ka thënë Bytyçi. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!